people-discussing-business-office-close-up

Kush Jemi Ne

E2 PARTNERS

E2 Partners Group e vendosur ne Tirane dhe me një experiencë 20 vjeçare ofron shërbime në fushën e Burimeve Njerëzore, Rekrutimeve, Konsulencës ,Trajnimeve e zhvillimit te kapaciteteve, profesioneve dhe strukturave te personelit ne kompanine Tuaj.
E2 Partners Group ka si mision të saj të rekrutoje talente për të kontribuar në arritjet e kompanise apo biznesit Tuaj dhe në suksesin e partnereve te saj, përmes ndjekjeve dhe zgjidhjeve të personalizuara të burimeve njerëzore. Falë stafit tonë të dedikuar dhe një sërë zgjidhjesh përmes shërbimeve të zhvillimit, trajnimit dhe konsulencës E2 Partners Group mund të përgjigjet menjëherë dhe në mënyrë efektive për cdo nevojë në drejtim të personelit, qoftë mbi bazë të përhershme, kontraktuale ose të përkoheshme. Ne synojmë të punojmë së bashku me klientët tanë për të ndërtuar një mjedis efikas, të suksesshëm, dinamik dhe sfidues, të mbështetur nga një forcë punëtore e angazhuar për arritjen e objektivave. Në E2 Partners Group ne kultivojmë vlerat tona të cilat ndikojnë në ; Vendimet e përditshme dhe vendosin drejtimin për veprime të mëtejshme. Pavarërisht nëse rekrutojmë një kandidat apo punojmë për një klient, kultura jonë organizative ndihmon për të përmbushur nevojat e këtyre grupeve. Konsulentët tanë të rekrutimit në E2 Partners Group punojnë me klientët për të kuptuar kërkesat e biznesit të tyre dhe për të siguruar që klientët të gjejnë kandidatin më të përshtatshëm për punën e kerkuar. Tejkalimi I pritshmërive dhe kontributi në suksesin e klientëve tanë është dicka për të cilën punojmë forte dhe eshte fokusi yne.

Përse duhet të na zgjidhni

Zgjidh E2 Partners
Si Kompania Jote HR

Trajnim për Lidership

Nepermjet moduleve te trajnimeve qe ofrojme ndihmojmë në zhvillimin e kapacitetit dhe potencialit që i nevojitet Kompanise apo një punonjesi/menaxheri/lideri për të zhvilluar me efikasitet detyrat e tij/saj & ndërtuar të ardhmen e tyre.

Praktikë

Bazohemi në trajnime praktike, duke lejuar pjesëmarrësit ti vënë në zbatim menjëherë njohuritë e marra gjatë trajnimit.

Strategjikë

Krijojme module trajnimi “Taylor made”që japin zgjidhje specifike për nevojat dhe kulturën tuaj te biznesit.

Profesionale

Trajnuesit tane professional ofrojne eksperienca te ndryshme qe ndihmojne ne zhvillimi e kompetencave profesionale, përvoja personale dhe qëndrimi ndaj profesionit të ardhshëm.

Përmirësimi i Burimeve

Mbështetuni tek ne për përmirësimin e burimeve financiare përmes menaxhimit efikas të burimeve njerëzore, duke reduktuar kostot dhe duke rritur performancën.

Hulumtim

Strategjitë tona sigurojnë që praktikat tuaja të burimeve njerëzore të jenë të avancuara, duke i dhënë biznesit tuaj një avantazh konkurrues në përvetësimin dhe mbajtjen e punonjësve të rinj.

Kini besim tek ne! Ne I kuptojme me mire nevojat tuaja dhe ndihmojme ne krijimin e struktures se duhur duke u orientuar nga rezultati e efikasiteti.

+355 69 705 0551

Vlerësimet Tona

Vlerësime nga
Klientët tanë

Zbuloni histori suksesi: Dëgjoni nga klientët tanë të kënaqur!

Rreth Nesh