E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar Graphic Designer.

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Është përgjegjës të krijojë imazhe vizuale dhe koncepte për broshura, flyer, katalogje, postera, PoP apo publikime të tjera duke punuar njëkohësisht me imazhe dhe fjalë;
  • Konceptimin, krijimin e materialeve ilustruese apo komunikimeve të ndryshme brenda dyqaneve si dhe jashtë tyre sipas vendeve, pozicioneve dhe hapësirave të krijuara;
  • Bashkëpunim me Kordinatorët e Marketingut për të kuptuar objektivat/nevojat e promocioneve të ndryshme;
  • Të kuptojë dhe interpretojë me kujdes këto nevoja në disa koncepte që përmbushin objektivin e promocionit;
  • Konceptimin e materialeve promocionale, për produkte/promocione/fushata etj;
  • Punimin grafik të materialeve promocionale;
  • Të prezantojë tek funksionet aprovuese konceptin apo projektin e finalizuar;
  • Arkivimi elektronik i fotove dhe dosjeve të produktve, imazheve si edhe ruajtje e përditësim
  • Arkivim elektronik i cdo projekti apo fushate tjetër të punuar sipas brandeve të ndryshme partnere të kompanise;
  • Të kontrollojë dhe të mbajë përgjegjësi për produktin final të dorëzuar për prodhim;
  • Të ndjek prodhimin në raste specifike, që kanë nevojë për më shumë teknik, etj;
  • Të ketë njohje të përafërt për kostot e prodhimit në përgjthësi të materialeve promocionale;
  • Të ketë njohje të materialeve të prodhimit si lloji i letrës, adezivit, forex etc;
  • Të adoptohet me ndryshimet/të rejat që bëhen në software të dizajnit dhe të implementoj ato në përdorim vazhdimisht;
  • Të respektojë/ruajë në cdo publikim përdorimin e logos se kompanise, me rigorozitet sipas manualit dhe rregullave;

Funksione të tjera të pozicionit :

  • Të punojë në disa projekte njëkohësisht;
  • Të jetë proaktiv në prezantim e ideve të reja;
  • Përfshirje në zgjidhje problemesh komplekse.

Kërkesat :

  • Minimumi 2 vjet experiencë pune në këtë profil;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe në shkrim;
  • Arsimi i lartë;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike;
  • Njohuri shume të mira të programeve Adobe Indesign, Illustrator dhe Photoshop;
  • Njohja e programeve Gif ; Flash dhe 3D përbën avantazh;
  • Personalitet energjik dhe i vetëmotivuar.

Aftesi te tjera

  • I/e aftë për të thjeshtëzuar sa më shumë informacionin e komplikuar, duke përdorur mjetet e duhura për të rritur efiçencën e punës;
  • Metodik dhe i organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet;
  • Të ketë aftësi organizuese.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: [email protected]
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 9 Qershor 2019.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë